Vuçiq e pranon se disa nga 5 vendet e BE-së që ende se kanë njohur Kosovën - janë afër njohjes

Lajme

Vuçiq e pranon se disa nga 5 vendet e BE-së që ende se kanë njohur Kosovën - janë afër njohjes

Nga: F.B. Më: 26 mars 2023 Në ora: 14:21
Aleksandar Vuçiq

Në përgjigje të pyetjes dhe reagimeve se marrëveshja e arritur në Ohër hap rrugën e njohjes së Kosovës nga 5 vendet e BE-së dhe nëse ato do ta njohin Kosovën ? Presidenti i Vuçiq ka thënë në retorikën e tij të “instaluar” pas takimit se “askund nuk shkruan kjo”, në stilin “nuk kam nënshkruar asgjë”.

Sipas gazetës “Alo” Vuçiq ka vendos pikën në reagimet edhe deklaratat se marrëveshja iu hap rrugë njohjeve nga 5-shja e BE-së që ende se kanë njohur Kosovën, duke përmendur me këtë rast deklaratën e Nebojsha Vujoviç, që ka deklaruar se “duke falënderuar Vuçiqit, 5 vendet e BE-së që deri tash nuk e kanë pranuar Kosovën, do ta bëjnë këtë shumë shpejtë”, transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq pa e zgjatur shumë ka theksuar me kundër pyetje – ku shkruan kjo, ndonëse më pas e pranon se disa nga këto vende janë shumë afër njohjes së Kosovës.

Këto deklarata Vuçiq i bëri si mysafir i emisionit “Të rejat e vikendit në mëngjes” në TV Pink tek gazetarja Jovana Jeremiç.

“Askund, nuk shkruan, natyrisht disa nga ato vende janë afër, por afër janë me vite që të njohin Kosovën. Mos u thirrni në diçka që nuk shkruan në marrëveshje. Posaçërisht mos shpikni ju që keni shpresuar se tanket amerikane do të ruajnë në kohën kur ishe në pushtet”, tha Vuçiq, duke ju drejtuar Vujoviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat