Lumir Abdixhiku sot feston ditëlindjen e 40-të

Lajme

Lumir Abdixhiku sot feston ditëlindjen e 40-të

Më: 22 prill 2023 Në ora: 11:11
Lumir Abdixhiku me vajzat e tij

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot feston ditëlindjen e tij të 40-të.

Në këtë ditë, ai ka ndarë një fotografi bashkë me dy vajzat e tij, duke falënderuar për urimet që ka marrë. 

Në festën e 40-të, me dy dhurata të çmuara! Ju faleminderit secilit për urimet e ngrohta, e bashkërrugëtimin me kujtime përplot”, ka shkruar Abdixhiku krahas fotografisë. 

Abdixhiku erdhi në krye të LDK-së pas dorëheqjes së Isa Mustafës. Ai u zgjodh kryetar në mars të 2021-ës nga Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lumir Abdixhiku i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2017, ku dhe fitoi mandatin e deputetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat