Kompanitë nga Kosova transportojnë serbët e veriut në tubimin e Vuçiqit në Beograd

Lajme

Kompanitë nga Kosova transportojnë serbët e veriut në tubimin e Vuçiqit në Beograd

Më: 26 maj 2023 Në ora: 13:21
Autobuset

Serbët e Kosovës janë nisur dje dhe sot në mëngjes nga Mitrovica e Veriut, Graçanica, Leposaviqi, Zubin Potoku, Shtërpca për në Beograd me ftesë  të liderit serb, Aleksandar Vuçiq të marrin pjesë në kundër-protestën e organizuar nga ai ndaj protestave të dhjetëra mijëra qytetarëve që po protestojnë ditë me radhë kundër despotizimit të tij në Serbi.

Siç po raportohet rreth 54 autobusë janë nisur nga  drejt Beogradit. Nga Graçanica dhe vende të tjera në Kosovën qendrore, autobusët e parë u nisën në mesnatë, por edhe në orën 02:00 dhe 4:00 të mëngjesit.

Siç raporton N1, edhe kompanitë kosovare të autobusëve kanë transportuar serbët për në Beograd, konkretisht në tubimin e Vuçiqit atje.

Image
Autobus

Sipas raportimeve të mediave në Beograd, bëhet fjalë për kompanitë “Barileva Turist”, “Fehmi Company”, “Kaltrina Travel” e “Shetit.com”, e të tjera.

Pamje të këtyre autobusëve që tashmë kanë arritur në Serbi, i ka publikuar edhe mediumi opozitar serb “Nova.rs.

Tubimin e sotëm, Vuçiq e ka paralajmëruar si më të madhin ndonjëherë.

Image
Autobus
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat