Vuçiq: Dita të vështira po vijnë

Lajme

Vuçiq: Dita të vështira po vijnë

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 15:06
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka marrë pjesë në shënimin e festës së Vidovdanit në Beograd, ku ka folur edhe për zhvillimet në Kosovë.

“Do të ketë ditë të vështira. Nuk e di se si do të shkojë gjithçka me Kosovën. Ata do të përpiqen të thyejnë dhe shkatërrojnë vendin tonë nga brenda me të gjitha  mënyrat e mundshme” ka thënë Vuçiq në një tubim të Partisë Përparimtare të Serbisë, të cilën e ka udhëhequr deri pak muaj më parë.

Ndryshe, Vuçiq ka komentuar edhe rreth pranisë së djalit të tij sot në Graçanicë. Mediat e afërta me të, raportimet për prezencën e djalit të tij në Manastirin e Graçanicës, me një bluzë në të cilën shkruante “Dorëzimi s’është opsion”, i kanë quajtur sulme ndaj djalit të tij.

Duke e komentuar këtë parullë, Vuçiq tha se “dorëzimi nuk është opsion për Vuçiqët”.

“Më lejoni t’ju lehtësojë punën derisa është ende atje t’u them se këtë mendon secili nga ne Vuçiqët, se kështu mendon pjesa më e madhe e Serbisë dhe se për ne dorëzimi nuk është opsion”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat