Abdixhiku: Festa e Kurban Bajramit le të na shërbejë për devotshmëri e solidaritet

Lajme

Abdixhiku: Festa e Kurban Bajramit le të na shërbejë për devotshmëri e solidaritet

Më: 6 qershor 2025 Në ora: 11:23
Abdixhiku: Festa e Kurban Bajramit le të na shërbejë për devotshmëri e solidaritet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Aty, Abdixhiku tha se në një festë si kjo duhet të shërbejë për të marrë mësim për devotshmëri, solidaritet e dashuri.

Abdixhiku: Të marrim mësimet më të mira nga Kurban Bajrami

“Kjo ditë dhe kjo festë e skarificës le të na shërbejë si mësim dhe devotshmëri ndaj Krijuesit, si mësim për solidaritet ndaj njëri-tjetrit, si mësim për dashurinë ndaj vendit dhe Republikës të Kosovës”, tha Abdixhiku. 

Ai ka uruar edhe gazetarët, të cilët në ditë feste janë në krye të detyrës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat