VMRO-DPMNE kërkon dorëheqje urgjente nga Zaev pas deklaratave të djeshme

Maqedonia

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqje urgjente nga Zaev pas deklaratave të djeshme

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:53
Zoran Zaev

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, sot përmes një komunikate për media ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Zoran Zaev dje lidhur me historinë dhe identitetin bullgaro-maqedonas.

Siç thonë nga DPMNE, Zaev është turpi i shteitt pas qëndrimeve siç thonë, antishtetërore të tij.

Ata kërkojnë dorëheqje të menjëhershme të tij sepse sipas tyre, nuk ka maqedonas që nuk turpërohet nga vardisja e Zaevit ndaj Qeverisë së Bullgarisë e në dëm të interesave maqedonase.

“Zoran Zaev është turpi i shtetit, pas qëndrimeve të tilla antishtetërore dorëheqja është hap i pashmangshëm. Nuk ka maqedonas që nuk turpërohet nga varidsja e Zaevit ndaj Qeverisë së Bullgarisë në dëm të interesave maqedonase. Zoran Zaev e shet identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase. Zoran Zaev hoqi dorë nga Goce Dellçev, vija e kuqe e identitetit maqedonas”, thonë nga VMRO-DPMNE.

VMRO akuzojnë Zeavin se ai mes tjerash ka krahasuar dhe partizanët maqedonas me banditë duke thënë se bullgarët kanë qenë çlirimtarët në luftën e dytë botërore.

“Zoran Zaev hoqi dorë dhe shkeli mbi viktimat Orce Nikollov, Rade Jovçevski Korçagin, Stiv Naumov, Vera Jociq, Borka Taleski, Metodija Andonov Çento dhe shumë heronjë tjerë të cilët flijuan jetën për një Maqedoni të lirë. Pakica jonë në Bullgari është tradhëtuar dhe shitur nga Zaev. Zaev ka rrënuar themelet e shtetit maqedonas dhe fitoren e saj më të madhe ASNOM”, shprehen nga VMRO.

NGa VMRO-DPMNE kërkojnë urgjentisht Zaev të jep dorëheqje sepse edhe ashtu populli do ta shkarkojë shumë shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat