Bilanci ditor nga Covid-19: 1093 raste të reja dhe 28 të vdekur

Maqedonia

Bilanci ditor nga Covid-19: 1093 raste të reja dhe 28 të vdekur

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 08:51
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 3 084 teste për CoViD-19 dhe prej tyre 1 093 kanë rezultaur pozitivë me koronavirus, ose 35 për qind e testeve të kryera.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 28 pacientë, ndërsa janë shëruar 819 persona.

Në Shkup-431, Kumanovë-57, Dibër-14, Shtip-41, Prilep-60, Tetovë-41, Strugë-29, Veles-55, Manastir-37, Ohër-37, Kavadar-44, Gostivar-94, Gjevgjeli-14, Strumicë-18, Kriva Pallankë-7, Radovish-11, Krushev-8, Koçan-13, Probishtip-2, Makedonski Brod-2, Vallandov-3, Vinic-3, Dellçev-7, Kratov-1, Sveti Nikollë-20, Kërçovë-15, Resnjë-10, Negotinë-19.

28 persona vdiqën, nëntë pacientë nga Shkupi (54, 71, 80, 62, 86, 82, 70, 82 dhe 62), katër nga Kumanova (76, 78, 69 dhe 85), një pacient nga Dibra (82), një nga Shtipi (61), pesë pacientë nga Tetova (83, 72, 74, 62 dhe 64), një nga Struga (57), një nga Velesi (70), një nga Ohri (39), dy nga Gostivari (69 dhe 53), një nga Strumicë (55), një nga Kratova (74) dhe një pacient nga Resnja (69).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat