Në spitalet e Maqedonisë po mjekohen 811 pacient nga COVID-19

Maqedonia

Në spitalet e Maqedonisë po mjekohen 811 pacient nga COVID-19

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 16:02
Foto Ilustrim

Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në spitalet në vend raportohet se trajtohen gjithsej 811pacientë pozitivë ose të dyshuar ndaj coronavirusit. Sipas raporteve të spitaleve të cilat mbërrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në Spitalin në Manastir trajtohen 65 pacientë pozitivë ose të dyshuar ndaj Covid-19, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në Spitalin në Shtip trajtohen 53 pacientë. Në Repartin Infektiv në Tetovë ka 44 pacientë, në Veles 59 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 114 pacientë pozitivë ose të dyshuar ndaj Covid-19. Në qendrën kovid në Ohër trajtohen 110 pacientë, në Prilep 115, në Gostivar 54, ndërsa në Strugë 30 të sëmurë.

Në Spitalin në Strumicë trajtohen 71 pacientë, në Koçan 22, në Kërçovë 20, në Kavadar 39, ndërsa në Gjevgjeli 15 persona pozitivë ndaj coronavirusit. Duke pasur parasysh se numrat ndryshohen nga ora në orë, sipas pranimeve dhe lëshimit të pacientëve nga spitalet.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar ndaj coronavirusit të cikët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në vend është 1314 dhe ka rreth 130 shtretër të lirë në qendrat kovid. Gjatë ditës po bëhen edhe lëshime nga spitali të pacientëve të shëruar me çfarë do të lirohen shtretër shtesë.

Edhe krahas fluksit të madh të pacientëve në dhjetë ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë, kapacitetet e reparteve kovid do të zgjerohen në mënyrë shtesë, qëndron në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat