Buxheti, nis debati për amendamentet

Maqedonia

Buxheti, nis debati për amendamentet

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Nga sot deri në pesë ditët e ardhshme, deputetët do të punojnë në amendamentet e propozuara për propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm.

Sipas informacioneve, janë dorëzuar 528 amendamente, 390 nga VMRO DPMNE dhe pjesa tjetër nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Nga pushteti thonë se në detaje do të shqyrtohen ndryshimet dhe çdo propozim solid dhe real do të mbështetet dhe për të do të sigurohen fondet nga arka e shtetit.

Shumica e ndryshimeve janë në fushën e transportit dhe lidhjeve, përkatësisht ndërtimit të infrastrukturës, furnizimi me ujë, kanalizimit dhe probleme të ngjashme me të cilat përballen qytetarët në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat