“Rusino”, marrëveshje me komunat dhe banorët

Maqedonia

“Rusino”, marrëveshje me komunat dhe banorët

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:23
Rusino

Krerët e  9 komunave të Pollogut në takimin e zhvilluar në Zhelinë kanë firmosur kërkesat e këshillit protestues STOP RUSINO, duke u zotuar për realizimin e tyre të tërësishëm. Krerët e komunave të Pollogut kanë angazhohen për gjetjen e lokacionit tjetër për mbeturinat në një periudhë të shkurtër kohore, ndërsa këshillit protestues, nga janari, të largoj bllokimin për hedhjen e mbeturinave edhe për komunat tjera përveç Gostivarit.

Bllokimi i hedhjes së mbetjeve në Rusino të Gostivarit, erdhi si pasojë e ndezjes së shpeshtë të tyre, gjë kjo që alarmoi këshillin protestues STOP RUSINO dhe që prej muajsh, tetë nga nëntë komunat e Pollogut, e kanë pasur të ndaluar të hedhin mbeturina në këtë lokacion.

Kemi një marrëveshje të arritur që përfshin 19 pika. Pikat siç i përmenda janë të ndryshme por janë të karakterit operativ më së shumti. Pra të mos vjedhin maunet, të kemi mbikëqyrje dhe të kemi një rrugë alternative për të cilët veçmë e punojmë dokumentacionin. Dhe pas mbylljes së deponisë Rusino të operohet me një lokacion tjetër për të cilën tashmë punojmë me Ministrinë e mjedisit për gjetjen e tij- deklaroi Fatmir Saiti. Kryetar I Regjionit planor të Pollogut.

Ideja është që ajo ndërmarrje të jetë rajonale për higjienë për gjitha nëntë komunat e Pollogut dhe në të ardhmen ta menaxhoj komplet situatën e deponisë Rusino por, edhe një deponi të ardhshme, e cila do gjendet nga Ministria e Mjedisit Jetësor në bazë të studimeve të fizibilitetit që duhet të bëhen periudhën që vijon- pohoi Arben Taravari.kryetar i komunës së Gostivarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat