Qeveria e Maqedonisë e emëron Buçkovskin si përfaqësues special për Bullgarinë

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë e emëron Buçkovskin si përfaqësues special për Bullgarinë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:32

Përfaqësuesi special për Bullgarinë, Vllado Buçkovski në një deklaratë për ‘Fokus’ shpreson se ky funksion do të jetë vlerë e shtuar në përpjekjet e Qeverisë që të gjendet zgjidhje me Bullgarinë mike.

Buçkovski emërohet në kohën kur Maqedonisë së Veriut u kanoset bllokim në nisjen e bisedimeve nga Bullgaria për shkak të moszgjidhjes së kontesteve.

Buçkovski përveç kryeministrit ka qenë edhe ministër i Mbrojtjes dhe kryetar i LSDM-së. Për dallim nga Branko Cërvenkovski, Vllado Buçkovski mbështeti Zaevin në intervistën e tij për median bullgare ‘BGNES’.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut pret nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian deri më 8 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat