Gjendja e krizës, partitë politike me qëndrime të ndryshme rreth vendimit të Qeverisë

Maqedonia

Gjendja e krizës, partitë politike me qëndrime të ndryshme rreth vendimit të Qeverisë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:55
Armata

Partitë politike kanë qëndrime të ndara rreth vendimit të Qeverisë për gjendje krize me kohëzgjatje prej 6 muajsh. Sipas LSDM-së, propozimi ka qenë e Komitetit drejtues për menaxhim me krizat dhe duhet të zbatohet.

Bëhet fjalë për një komision profesionist që sigurisht këtë propozim e ka bërë në bazë të disa analizave. Sigurisht, ky vendim është në drejtim të menaxhimit më të mirë me pasojat e virusit korona si dhe mbrojtjes së shëndetit publik -deklaroi Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Opozita shqiptare ndërkohë mendon se kërkesa e Qeverisë për vazhdimin e gjendjes së krizës edhe për gjashtë muaj është e panevojshme dhe e pamenduar mirë.

Kuvendi është funksional dhe nëse para deputetëve argumentohet nevoja e vazhdimit të gjendjes atëherë mund të vazhdohet edhe për një muaj dhe kështu vazhdimisht mund të vendoset edhe çdo muaj në vijim, gjithmonë nëse ka nevojë për gjendjen e krizës. Në anën tjetër, Qeveria paaftësinë e tyre në menaxhimin profesional të pandemisë dëshirojnë ta mbulojnë me vazhdimin aq të gjatë të gjendjes së krizës – thonë nga Koalicioni ASH-AAA.

Opozita maqedonase nuk ka reaguar për këtë çështje. Në pyetjen e Alsat, nuk morëm përgjigje nëse VMRO-DPMNE-së është “për” ose “kundër” vazhdimit të gjendjes së krizës edhe për gjashtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat