Angelovski: Kontrollet e përforcuara në trafik i kanë ulur aksidentet në trafik

Maqedonia

Angelovski: Kontrollet e përforcuara në trafik i kanë ulur aksidentet në trafik

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 23:28
Toni Angellovski

Kontrollet e përforcuara në trafik i kanë anuluar aksidentet në rrugët në shtet, deklaroi zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski.

Në konferencën për shtyp në Manastir ai konfirmoi se informacioni është bazuar në analizat e deritanishme në MPB.

“Deri më tani masat e zbatuara rezultojnë me uljen e shkeljeve në trafik, ndërsa kemi ulje të të aksidenteve. Ky është qëllimi kryesor i kontrolleve të përforcuara. Analizat e deritanishme tregojnë se kemi ulje në aksidentet në rrugë”, deklaroi Angellovski.

MPB vazhdoi me kontrollet e përforcuara në trafik, ndërsa sot dhe dje kontrollet e përforcuara po kryhen në Manastir dhe Prilep.

Kontrollet e përforcuara në trafik të MPB-së do të vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat