Maqedoni, për shtatë ditë ka pasur mbi katër mijë kontrolle nga Inspektorati

Maqedonia

Maqedoni, për shtatë ditë ka pasur mbi katër mijë kontrolle nga Inspektorati

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:33
Maqedonia

Nga 23 nëntori deri më 29 nëntor Inspektorët kanë kryer gjithsej 4.080 kontrolle në objekte ku është kontrolluar nëse respektohen protokollet shëndetësore.

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer 2.635 kontrolle, ndërsa Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar ka kryer 80 mbikëqyrje dhe janë shqiptuar 12.218 vendime për izolim dhe shërim shtëpiak për personat me coronavirtus dhe personat që kanë pasur kontakt me të infektuarit, dhe po ashtu janë shqiptuar edhe nëntë vendime për parregullsi të vërtetuara.

Inspektorati Shtetëror për Transport gjatë këtyre shtatë ditëve ka kontrolluar 43 herë, ndërsa Agjencia për Barna për të njëjtën periudhë ka kontrolluar 28 barnatore nga ku është shqiptuar vetëm një vendim.

Inspektorati i Punës ka kryer 501 kontrolle në subjekte private në Maqedoni nga ku janë shqiptuar 26 vendime dhe po ashtu janë shqiptuar edhe 6 dënime për mosmbajtje të maskës gjatë punës në Resnjë dhe Manastir.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari kishte 331 kontrolle dhe janë shqiptuar 5 vendime, dhe 22 edukime për shkak të parregullsive të konstatuara.

Inspektorati për Mjedis Jetësor dhe Natyrë ka kryer 53 kontrolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat