Ganiu: Ahmeti dhe BDI do të vendosin nëse do të kandidohem për herë të dytë

Maqedonia

Ganiu: Ahmeti dhe BDI do të vendosin nëse do të kandidohem për herë të dytë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 10:10
Visar Ganiu

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu në një intervistë për Lokalno, ka theksuar se Komuna e Çairit në mënyrë solide po ballafaqohet me luftën kundër Covid-19. Ai ka apeluar qytetarët që të jenë të kujdesshëm sepse siç thotë, po përballemi me një ndër kërcënimet më të mëdha ndaj jetëve të njeriut.

“Njejtë edhe në këtë periudhë, zgjuar e ndjekim situatën dhe me Shtabin e krizave jemi të gatshëm për veprim të duhur në përputhje me rrethanat të cilat do të paraqiten dhe drejtimet që do ti marrim nga Shtabi qendrorë i krizave dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thotë ai në intervistë.

Ganiu ia le Ali Ahmetit dhe udhëheqësisë të vendosin nëse ai prap do të garon në zgjedhjet e ardhshme lokale për të parin e Çairit dhe tha që për momentin është përkushtuar në misionin e tij dhe projektet që janë të parapara në programin të cilin e ka prezantuar në fillim të mandatit në vitin 2017.

“Së pari falemnderit për pyetjet. Komunën e Çairit e kam marrur me kushte financiare solide. Ai isht e bazë e mirë për fillimin e mandatit tim. Si Kryetarë kam pasur kohë të mjaftueshme për shqyrtimin e gjendjes faktive, zbatimin e analizës për nevojat në disa lëmi dhe gjithashtu për ndërtim të një ekipi të shkëlqyer në të cilën princim më i rëndësishëm i punës është rritja e nivelit të transparencës. Pikërisht nga kjo pikë arritëm të realizojmë një numër të madh të projekteve, të dëgjojmë saktësisht zërin e popullit dhe të intervenojmë në përputhje me nevojat e qytetarëve. Ne jemi zgjedhur nga ata dhe jemi të obliguar të japim llogari për punën që për çdo ditë e ushtrojmë në shërbim të tyre”, është shprehur mes tjerash Ganiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat