Pendarovski: Pandemia kërkon përgjigje sistematike

Maqedonia

Pendarovski: Pandemia kërkon përgjigje sistematike

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 10:36
Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut në sesionin specia të Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara tha se “pandemia si rrezik sistemor kërkon përgjigje sistematike. Duhet bashkërisht të vazhdojmë të punojmë në krijimin e sistemeve të mira, të avancuara, llogaridhënëse që u shërbejnë qytetarëve”.

“Pandemia e coronavirsit vazhdon të jetë rreziku më i madh për njerëzimin. Shumë familje humbën të afërmit e tyre, shumë bashkësi janë goditur seriozisht. Kjo krizë shëndetësore kapi edhe sektorët e tjerë të shoqërive tona, ekonomia përjetoi humbje të mëdha”, tha Pendarovski.

Sa i përket masave që janë ndërmarrë në Maqedoninë e Veriut, Pendarovski theksoi se në vend është shpallur gjendje krize në afat prej 30 ditësh me qëllim që t’i ndihmohet sistemit shëndetësor të shpëtojnë më shumë jetë njerëzish.

“Ky rrezik i madh gjithashtu paraqiti edhe mundësinë që vendet tona të demonstrojnë uniteti, solidaritet dhe bashkëpunim multilateral. Në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, do t’ju falënderoja Kombeve të Bashkuara dhe OBSH-së për lidershipin e tyre në koordinimin e përpjekjeve glboale për parandalimin e coronavirusit. Gjithashtu jemi falënderues ndaj të gjitha vendeve dhe organizatave që na mbështetën me pajisje mjekësore, materiale dije dhe përvojë”, tha Pendarovski.

Presidenti vlerësoi se shumë sfida do të mbesin pas periudhës së coroanvirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat