Maqedoni, shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë ka rënë në 16,5 për qind

Maqedonia

Maqedoni, shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë ka rënë në 16,5 për qind

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 14:05
Maqedonia

Në tremujorin e tretë, shkalla e papunësisë në vend arrin 16.5 për qind. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistika, ajo ka shënuar rënie për 0.2 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës kur ishte 16.7 për qind.

Shifrat tregojnë se popullsia aktive në këtë tremujor ishte 941.136 persona, nga të cilët 785.561 ishin të punësuar dhe 155.575 ishin të papunë.

Në tremujorin e mëparshëm, popullsia aktive ishte 964.248, të punësuar ishin 799.546 persona dhe 159.623 ishin të papunë.

Mes të papunëve në kategorinë 25 deri 49 vjeç, shkalla e papunësisë është 16.1 për qind, ndërsa tek ata të moshës 50 deri 64 vjeç është 12.6 për qind.Midis të papunëve kemi rreth 3.000 persona pa arsim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat