Sot 1.100 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sot 1.100 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:06
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.824 testime për coronavirus, ndërsa 1.100 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-439, Kumanovë-56, Dibër-5, Shtip-42, Prilep-52, Tetovë-58, Strugë-29, Veles-27, Manastir-73, Ohër-32, Kavadar-51, Gostivar-68, Gjevgjeli-5, Strumicë-33, Kriva Pallankë-15, Radovish-5, Krushevë-2, Koçan-23, Probishtip-3, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-4, Pehçevë-1, Berovë-1, Valandovë-1, Vinicë-2, Delçevë-3, Kratovë-2, Sveti Nikollë-17, Kërçovë-16, Resnjë-10, Negotinë-22.

Kanë ndërruar jetë edhe 30 pacientë të tjerë me COVID-19, prej të cilëve më i riu është 52-vjeç.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 585 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 66.330, prej të cilëve 42.241 janë shëruar, ndërsa 1.877 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 22.212.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat