Prej nesër mot me reshje të shiut, ndërsa në male edhe borë

Maqedonia

Prej nesër mot me reshje të shiut, ndërsa në male edhe borë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 15:24
Ilustrim

Reshje më të mëdha të shiut, ndërsa në male edhe borë, për nesër dhe për të mërkurën paralajmërojnë meteorologët.

Nga DPHM informojnë se në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Nesër dhe të mërkurën reshjet do të jenë më të mëdha mbi 35 l/m2, në disa vende edhe të rrëmbyeshme.

Në malet më të larta do të ketë reshje të borës. Të mërkurën do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar juglindore.

Nesër temperaturat minimale do të jenë nën zero dhe do të lëvizin prej tre deri në 11 gradë, nga e marta do të bien dhe do të lëvizin prej minus dy deri në minus tre gradë. Ato maksimale të ditës prej shtatë deri në 14 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat