OBRM-PDUKM: Zaevi u tërhoq nga emri, tani e shet edhe mbiemrin “maqedonas”

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaevi u tërhoq nga emri, tani e shet edhe mbiemrin “maqedonas”

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 10:49
OBRM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka vazhduar me akuzat ndaj Zoran Zaevit dhe qeverisë në lidhje me kontestin me Bullgarinë.

Nga kjo parti thonë se Zaevi ka hequr dorë nga emri i shtetit, ndrësa tani sipas tyre, e shet edhe mbiemrin maqedonas.

“Zaevi që e shiti emrin dhe pohonte se identiteti, gjuha dhe historia janë të ruajtura, para dy ditësh tha se në negociatat me Bullgarinë e ka vendosur edhe identitetin. Zoran Zaev në mënyrë sistematike e shkatërron shtetin”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata më tej shtojnë se dëmet që i ka shkaktuar Zaevi janë tradhti dhe për këtë thonë se do ët ketë përgjegjësi./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat