Shahpaska: Vazhdon debati për shpalljen e ditës së diel ditë jo pune

Maqedonia

Shahpaska: Vazhdon debati për shpalljen e ditës së diel ditë jo pune

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:16
Jagoda Shahpaska

“Vazhdon debati rreth procesit të së dielës si ditë jo pune, gjithnjë në drejtim të sjelljes së një ligji të tillë, ndërsa diskutimet zhvillohen me të gjitha palët e prekura me qëllim të zgjidhjes më të mirë”.

Këtë e ka thënë sot ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska në Bërvenicë të Tetovës në hapjen e kopshtit të ri.

“Debati për të dielën si ditë jopune është legjitime, e hapur dhe vazhdon që MPPS ta vazhdojë procesin. Duam ta dëgjojmë zërin e të gjithëve në shtet lidhur me këtë propozim -zgjidhje ligjore. Qëllimi jonë është konform premtimeve që është ndërtuar si program qeveritar se e diela duhet të jetë ditë jopune. Përveç në aktivitetet që janë me rëndësi vitale për funksionimin e domosdoshëm të shoqërisë”, tha Shahpaska.

Ajo ka informuar se javën e kaluar janë mbajtur takime online bashkë me sindikatat, përfaqësues të punëdhënësve dhe odave. Për të premten është caktuar seancë e Këshillit ekonomik-social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat