Carovska: Modeli mësimor që e zgjodhëm po jep rezultate

Maqedonia

Carovska: Modeli mësimor që e zgjodhëm po jep rezultate

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:37
Mila Carovska

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska në konferencë shtypu tha se modeli mësimor që është përzgjedhur për shkak të virusit COVID-19 po jep rezultate të mira dhe se në këtë mënyrë duhet të vazhdohet edhe gjatë periudhës së ardhshme.

Ajo tha se nëse krijohen kushte për kthim të nxënësve në banka shkollore do ta bëjnë, por për këtë vendosin autoritetet shëndetësore në koordinim me MSHIA.

Ministrja Carovska theksoi se 90 për qind e nxënësve dhe mësimdhënësve pa probleme ndjekin mësimin online.

“Tremujori i parë kaloi pa probleme, notimi përfundoi të premten. Kishim mbledhje të të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme dhe nuk thanë ndonjë problem që nuk është mundur të tejkalohet”, tha Carovska.

Carovska tha se të infektuar me COVID-19 deri në 4 dhjetor janë 76 nxënës dhe 167 mësimdhënës.

“Kjo do të thotë se protokollet në mënyrë të plotë po zbatohen dhe se nuk përhapje nga brenda në shkolla. Për këtë shkak ky sistem duhet të vazhdojë dhe të punojë”, tha Carovska.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat