Gjermania me “ultimatum” për Bullgarinë: Veprimet e tyre na kanë irrituar shumë

Maqedonia

Gjermania me “ultimatum” për Bullgarinë: Veprimet e tyre na kanë irrituar shumë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:07
Angela Merkel

Gjermania, që ka edhe kryesimin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian këtë periudhë, është shrehur tejet e revoltuar për bllokimin e Maqedonisë nga Bullgaria. Ministri Roth tha para gazetarëve se çdo veprim tjetër, përveç çeljes së negociatave me këto dy vende, “do të ishte një gabim tepër i rëndë politik, që do të cënonte stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.”

Bashkimi Europian paralajmëroi Bullgarinë se po rrezikon minimin e sigurisë në Ballkan dhe më gjerë në Europë nëse vazhdon të bllokojë bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Europian për Maqedoninë e Veriut.

Sipas Sofjes, gjuha e folur në Maqedoninë e Veriut nuk është aspak gjuhë e veçantë, por një variant rajonal i bullgarishtes. Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën e saj dhe të rishohë një pjesë të teksteve të historisë së saj.

Bllokimi i Bullgarisë ka irrituar diplomatët nga vendet e Bashkimit Europian. Ministri gjerman i Çështjeve Europiane Michael Roth, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës së Bashkimit Europian, tha se Gjermania po bën gjithçka që mundet për t’i dhënë fund bllokimit.

“Ne si drejtues të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, po bëjmë të gjitha që janë në mundësinë tonë që mundësisht sa më shpejt, të arrijmë unitet për organizimin e konferencave ndërqeveritare për anëtarësimin e Maqedonisë e Veriut, e pas plotësimit të pak kushteve të mbetura, edhe me Shqipërinë” – tha këtë të martë ministri Roth ndërsa merr pjesë në këshillimet përgatitore të samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian.

Çdo veprim tjetër, përveç çeljes së negociatave me këto dy vende, “do të ishte një gabim tepër i rëndë politik, që do të cënonte stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, e kjo do të cënonte në mënyrë masive edhe sigurinë në Evropë”.

“Këtë duhet ta dinë të gjithë“, theksoi ministri gjerman – Bllokimi i Bullgarisë ka irrituar diplomatët nga vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Udhëheqësit e BE-së i dhanë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dritën jeshile në mars për të çelur negociatat e pranimit, por nuk u caktua data për fillimin e bisedimeve.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund t’i të fillonin bisedimet e anëtarësimit në BE që vitin e kaluar, por Franca i bllokoi ato, duke thënë se ka nevojë për një reformim të brendshëm së pari. Anëtarësimi në BE është parë prej kohësh si një nxitje për reformat demokratike, politike dhe ekonomike në rajonin Ballkanit.

Në fund të nëntorit, rreth 2,000 protestues zhvilluan një tubim Shkup për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, sepse sipas tyre po ndiqte një politikë tepër pajtuese me Bullgarinë fqinje. Më herët, Maqedonia e Veriut, zgjidhi një mosmarrëveshje të gjatë me Greqinë për çështjen e emrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat