Filipçe: Unë do të vaksinohem, vaksina është e sigurt

Maqedonia

Filipçe: Unë do të vaksinohem, vaksina është e sigurt

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:18
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe tha se do të vaksinohet me vaksinën për COVID-19.

Ministri Filipçe në emisionin Magazin në televizionin Sitel tha se bëhet fjalë për vaksinë e sigurt, ndërsa me vaksinimin do të rritet imuniteti i popullatës në botë dhe do ta kthejë jetesën në normalitet.

“Absolutisht po. Do të vaksinohem. Do të tregoj dhe do ta dëshmoj se de edhe njerëzit duhet të vaksinohen. Vaksinat janë të sigurta dhe ne e ndoqëm procesin e zhvillimit të tyre në të gjitha fazat. “, tha Filipçe i cili tha se vjeshtën e ardhshme dhe vitine e ri të ardhshëm pret që të mos ketë masa dhe kufizime nëpër botë dhe se vaksinimit do të ngrisë imunitetin dhe gradualisht do të kthehet jetesa në normalitet.

Ministri shtoi se të gjitha vaksinat po zhvillohen nëpër platforma të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat