Regjistrohen 1.068 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Maqedonia

Maqedonia

Regjistrohen 1.068 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Maqedonia

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 18:28
Foto Ilustrim

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 1.068 pacientë të shëruar nga coronavirusi, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Shkup-255, Kumanovë-51, Dibër-3, Shtip-40, Prilep-81, Tetovë-74, Strugë-23, Veles-64, Manastir-33, Ohër-31, Kavadar-40, Gostivar-67, Gjevgjeli-22, Strumicë-68, Kriva Pallankë-11, Radovish-8, Koçan-27, Probishtip-6, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-7, Berov-15, Vallandov- 6, Vinicë-9, Dellçev-31, Kratov-10, Sveti Nikollë-19, Kërçovë-42, Resnjë-9 dhe Negotin-13.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 70.883, numri i pacientëve të shëruar është 47364, numri i vdekjeve është 2051, ndërsa numri i rasteve aktive është 21.468.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.758 teste, ndërsa janë regjistruar 929 raste të reja me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat