Boçvarski: Korridoret e gjelbërta u treguan si bashkëpunim i shkëlqyeshëm rajonal

Maqedonia

Boçvarski: Korridoret e gjelbërta u treguan si bashkëpunim i shkëlqyeshëm rajonal

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 19:17
Blagoj Boçvarski

Gjatë tryezës së rrumbullakët të organizuar nga Forumi Ndërkombëtar i Transportit me temë “Transporti dhe Covid-19”, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski theksoi se korridoret e gjelbërta, të vendosura në fillim të pandemisë Covid-19, provuan të ishin një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit.

Në këtë ngjarje, ku morën pjesë ministrat e transportit dhe sekretarët shtetërorë nga mbi 25 vende, Ministri Boçvarski theksoi se duhet të merret parasysh se si të zbuten pasojat e krizës, por edhe të propozohen zgjidhje më të qëndrueshme jashtë saj.

“Krijimi i kushteve të favorshme për tregtinë dhe transportin e papenguar mund të përshpejtojë rimëkëmbjen, sepse bashkëpunimi tregtar dhe qarkullimi i lirë i mallrave dhe shërbimeve mund të sigurojnë shpërndarjen në kohë të mallrave thelbësore pikërisht aty ku ato janë më të nevojshme. Prandaj, shtrirja dhe azhurnimi i konceptit të “korridoreve të gjelbërta” dhe zgjerimi i tyre në pikat kufitare të të gjitha vendeve, përfshirë ato me vendet fqinje anëtare të BE-së, mund të japin rezultate të mira dhe të jenë të dobishme për të gjithë”, tha Boçvarski.

Korridore të tilla brenda Ballkanit Perëndimor u krijuan në fillim të pandemisë COVID-19, në mënyrë që të parandalohej mungesa e mallrave thelbësore dhe pajisjeve mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat