Kadriu: 100 ditshi i qeverisë së Zaevit, dështim i radhës

Maqedonia

Kadriu: 100 ditshi i qeverisë së Zaevit, dështim i radhës

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 22:32
Besa Kadriu

Profesoresha universitare Besa Kadriu derisa komentoi 100 ditshin e qeverisë së Zaevit u shpreh se kjo paraqet edhe një dështim të radhës të strukturave të cilat aktualisht qeverisin vendin.

Sipas saj nuk janë realizuar pritjet e qytetarëve, veçanërisht në shëndetësi, arsim dhe integrimin e vendit.

“Parë nga këndvështrimi i qytetarit të rëndomtë duhet të shohim sa janë ofruar kushtet themelore, edhe në këto situata të jashtëzakonshme, bie fjala në shërbimet shëndetësorë, në shërbimet arsimit, apo edhe në disa çështje të tjera të cilat janë kushti themelor për funksionimin e një shteti të mirëfilltë ose të një shteti ligjorë.

Duke parë në këto parametra, në prizmën e një qytetari të lirë mund të kolaudojmë që as për së afërmi këto çështje që janë jetike për funksionimin e një shoqërie dhe të një shteti, këto çështje nuk mund të vlerësohen më një nivel të besueshëm. Kështu që në rrethana të këtilla në këtë prizmë, përshtypja jonë e përgjithshme krijohet që kjo qeveri …është edhe një dështim i radhës i këtyre strukturave që aktualisht kanë pushtetin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat