Në spitalet e Shkupit janë shtrirë 510 pacientë, të lirë janë edhe rreth 20 shtretër

Maqedonia

Në spitalet e Shkupit janë shtrirë 510 pacientë, të lirë janë edhe rreth 20 shtretër

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:57
Ilustrim

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 20 persona. Një pacientë është pranuar në Klinikën e Nefrologjisë, dy pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, dy në repartin e ORL-së, tre pacientë janë pranuar në repartin e Gastroenterohepatologjisë, dhe nga katër të sëmurë janë pranuar në Klinikën e Syve, TBC dhe Klinikën e Dermatologjisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 7 pacientë të ri me Covid-19, 12janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 24 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me virusin korona.

Në Spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 108 pacientë me Covid-19, kurse në Klinikën për Sëmundje Infektive 161 pacientë. Në spitalin e Kozles ka 34 pacientë, prej të cilëve 9 janë fëmijë kurse 25 janë të rritur.

Gjithsej 510 pacientë të dyshuar ose me Covid-19 po trajtohen nëpër spitalet e qytetit, kurse një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjenit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar rreth 20 shtretër të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat