“Konsensus minus një”, Këshilli i Ambasadorëve kërkon model të ri të vendosjes në BE

Maqedonia

“Konsensus minus një”, Këshilli i Ambasadorëve kërkon model të ri të vendosjes në BE

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 14:10
Be

Këshilli i ambasadorëve shprehë dëshpërim që për momentin janë bllokuar negociatat me BEnë përshkak qëndrimeve siç thonë, jo principiele të Republikës së Bullgarisë.

“Pozitat e tilla të Sofjes zyrtare, në opinionin tonë shkaktojnë dhe dënim të fuqishëm, veçanërisht përshkak faktit se bllokimi i proceseve tona eurointegruese vjen vetëm prej një shteti anëtare”, thuhet në komunikatën e tyre.

Aty thuhet edhe se Këshilli i ambasadorëve në aktivitetet e ardhshme do të nxitë idenë për modernizim të mekanizmit për vendosje në BE, në principin “konsensus minus një”.

“Pikëpamjet e ndryshme të vendeve anëtare, krijon mundësi reale, procesi i vendimmarjes edhe për çështje të tjera të rëndësishme nga karakteri strukturor dhe organizues për funksionim të Unionit, që të përballet me probleme serioze mbi principet ekzistuese në BE, ashtu siç këtë dhjetor i ndodhi Maqedonisë së Veriut me bllokimin e një vendi nga vetëm një vendi anëtar”, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat