Kuvendi dha dritë të gjelbërt për vazhdimin e gjendjes së krizës për 6 muaj të tjerë

Maqedonia

Kuvendi dha dritë të gjelbërt për vazhdimin e gjendjes së krizës për 6 muaj të tjerë

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 16:30
Kuvendi

Komisioni i Kuvendit për mbrojtje dhe siguri ka dhënë dritë jeshile për vazhdimin e gjendjes së krizës për edhe gjashtë muaj të tjerë.

Gjendja e krizës do të vazhdoheshte deri më 30 qershor 2021, ashtu siç propozoi dhe Qeveria, përshkak menaxhimit më të mirë me Covid 19. Tani ky propozim do të përcillet për votim në Kuvend.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk e kontestojnë gjendjen e krizës por kërkojnë që kjo të bëhet për tre muaj e jo për gjashtë. Opozita gjithashtu kërkon nga Qeveria se çfarë është shfrytëzuar nga muaji i parë i gjendjes së krizës duek akuzuar senuk janë shfrytëzuar masat mjaftueshëm.

Ministri i MPB-së Oliver Spasovski shprehet se masat e deritanishme nga gjendja e krizës po japin rezultate.

“Ne kishim numër më të vogël të të infektuarve por ekspertët tanë paralajmëruan se do të vijë vala e dytë dhe për fat të keq ajo po na ndodhë, madje në gjithë botën”, thotë ai.

Spasovski u bën thirrje deputetëve të opozitës të hapin debat në Kuvend dhe të shqyrtohen planet.

Qeveria pati shpallur gjendje krize më 20 nëntor ndërsa nga Qendra për menaxhim me kriza kërkuan që kjo të zgjatet edhe për gjashtë muaj të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat