Sot 213 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Sot 213 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:11
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 741 testime për coronavirus, ndërsa 213 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-103, Kumanovë-16, Shtip-9, Prilep-9, Tetovë-16, Strugë-4, Veles-5, Manastir-2, Ohër-1, Kavadar-19, Gostivar-9, Strumicë-3, Radovish-2, Koçani-1, Probishtip-3, Dellçevë-3, Kratovë-1, Sveti Nikollë-2, Negotino-5.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 26 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik regjistroi 632 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 73.851, prej të cilëve 50.046 janë shëruar, ndërsa 2.147 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 21.658.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat