Propozim-buxheti plotësues për vitin 2021 në seancë plenare

Maqedonia

Propozim-buxheti plotësues për vitin 2021 në seancë plenare

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 11:46
Foto Ilustrim

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është caktuar seancë plenare në të cilën si pikë të parë në rendin e ditës është vendosur Propozim-buxheti plotësues për vitin 2021 në lexim të dytë.

Seanca është caktuar në ora 13:00 pas seancën në të cilën shefi i shtetit ka fjalim vjetor para deputetëve.

Në Propozim buxhetin për vitin e ardhshëm është planifikuar rritje e ekonomisë prej 4,1 për qind, ndërsa deficiti buxhetor është projektuar në 4,9 për qind. Të ardhurat janë planifikuar në 212,6 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 247,5 miliardë denarë. Investimet kapitale janë në vlerë prej 23 miliardë denarë.

Buxheti ka tre qëllime bazë: përforcimi i financimit të sistemit të mbrojtjes shëndetësore dhe ruajtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, mbështetje të stabilitetit ekonomik dhe vendosje të themeleve të rimëkëmbjes solide ekonomike dhe rritje të përshpejtuar, si dhe financim i papenguar i funksioneve bazë të shtetit dhe mbështetje për reformat në gjyqësi dhe integrimet euroatlantike (BE dhe NATO).

Për herë të parë Propozim buxheti është shoqëruar me Strategji pesëvjeçare për rimëkëmbje ekonomike dhe rritje të përshpejtuar.

Pritjet janë se pas rritjes prej 4,1 për qind vitin e ardhshëm, në vitin 2022 do të kemi rritje prej 4,6 për qind, në vitin 2023 prej 5,2 për qind, në vitin 2024 prej 5,6 për qind dhe në vitin 2025 prej 5,9 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat