BE-ja nuk e miratoi kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

BE-ja nuk e miratoi kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:20
Ilustrim

Përfundoi pa sukses edhe përpjekja e fundit e Presidencës gjermane për t’i zhbllokuar këtë fundvitit negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Për shkak të vetos bullgare, BE-ja nuk arriti ta miratojë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe si pasojë ka pak gjasa miratimi i një kornize vetëm për Shqipërinë. Raportohet jozyrtarisht se kërkesat bullgare janë bërë pjesë e propozim-konkluzioneve të reja që do të diskutohen sonte nga ambasadorët evropian dhe se rrjedhimisht këtë herë do të mbështeten nga Sofja. Në paragrafin 8 të propozim-konkluzioneve theksohet:

Propozim-konkluzion për zgjerimin:

 

“Patjetër t’iu përmbaheni deklaratave dhe veprimeve që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore. Këshilli i BE-së rikujton Marrëveshjen e Prespës mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe Marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe thekson rëndësinë e zbatimit të tyre. Këto dy hapa në mënyrë efikase duhet t’i japin fund të gjitha pretendimeve, bazuar në interpretim të gabuar të historisë.”

Përskaj vendimit të pakushtëzuar të marsit për fillim të negociatave mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, me këto konkluzione në një farë mënyre, e ardhmja evropiane e vendit kushtëzohet me heqjen dorë nga fushata anti-bullgare dhe zbatimin e marrëveshjes dypalëshe, pikërisht në kohën që Sofja e akuzon Shkupin për stimulim të gjuhës së urrejtjes dhe mos-zbatim të paktit dypalësh. Madje është reflektuar edhe kërkesa e Sofjes që në marrëdhënie ndërkombëtare, të përdoret vetëm emri i plotë kushtetues i shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Мiratimi i këtyre konkluzioneve një kohë të gjatë ishte mbajtur peng nga Bullgaria, e cila insistonte që të ndëshkohet Maqedonia e Veriut për keqinterpretim të historisë. Pos thirrjes ndaj shteteve të rajonit që t’i zgjidhin kontestet dypalëshe, përmes konkluzioneve të reja, BE pritet ta përsërisë thirrjen për dënim të krimeve të luftës dhe për përforcim të përpjekjeve në realizimin e reformave në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe reformat që lidhen me zhvillimin ekonomik. Ndryshe, Bullgaria po e mban peng edhe nënshkrimin e marrëveshjes mes vendit dhe Frontex-it, për shkak se përfshin termin “gjuha maqedonase”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat