Maqedoni Veriore, kufizime të forta antiCOVID-19 për festat e fundvitit

Maqedonia

Maqedoni Veriore, kufizime të forta antiCOVID-19 për festat e fundvitit

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 16:50
Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi sot masa të reja kufizuese për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri gjatë festave të fundvitit.

Nga 18 dhjetori deri më 20 janar festimet, festat, ballot, ceremonitë fetare do të jenë të ndaluara, raporton ATSh.

Kafenetë dhe restorantet do të mbyllen në orën 18:00 dhe fishekzjarret, grumbullimet e brendshme dhe të jashtme do të ndalohen natën e ndërrimit të viteve.

Krerëve të komuniteteve fetare u është kërkuar të mos ftojnë besimtarë të marrin pjesë në grumbullimet për Krishtlindjet Ortodokse, më 7 janar dhe festime të tjera kishtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat