Ish-presidenti Ivanov kërkon informacioni nga KSHPK për lëndët e hapura ndaj tij

Maqedonia

Ish-presidenti Ivanov kërkon informacioni nga KSHPK për lëndët e hapura ndaj tij

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 11:24
Gjorge Ivanov

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov, sot ka dorëzuar kërkesë me shkrim për kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska.

Ivanov kërkon që të informohet për gjendjen dhe statusin e lëndëve të hapura nga KSHPK, ndaj tij, të cilat kanë të bëjnë me avancimet e gjeneralëve në kohën e zgjedhjeve dhe rritjen e pasurisë së Ivanovit

Për këto lëndë, siç thonë nga kabineti i ish-presidentit, edhe përkundër 20 muajve të kaluar, nuk është marrë asgjë në pajtim me afatet ligjore.

“Në vend që të veproni në pajtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe në pajtim me Rregulloren për punën e KSHPK-së, qëllimi juaj kryesor dhe i vetëm ka qenë ta rrënoni personalitetin, nderin dhe imazhin tim”, thotë Ivanov në kërkesën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat