Boçvarski: Në kushte të pandemisë, projektet realizohen me intensitet të rritur

Maqedonia

Boçvarski: Në kushte të pandemisë, projektet realizohen me intensitet të rritur

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:24
Bllagoj Boçvarski

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski pret që deri në fund të vitit të realizohen 80 për qind e investimeve kapitale të Ministrisë.

Në konferencën e sotme për shtyp në të cilën u përqendrua në atë që është realizuar në 100 ditët e para të Qeverisë së re, Boçvarski theksoi se edhe në kushte të krizës shëndetësore, projektet nuk janë ngadalësuar, por po realizohen me një intensitet edhe më të madh.

“Kemi hyrë në një periudhë ku pandemia e korona virusit ka pasur ndikim të fortë mbi dinamikën e ndërtimit të projekteve kapitale, por me punë të përkushtuar dhe menaxhim të mirë, nuk lejuam ata të ndalen. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve edhe në kushte të kësaj krize shëndetësore, edhe më tej mbetet motor i ekonomisë vendore. projektet që i realizojmë, jo vetëm që nuk janë ngadalësuar, por në këto 100 ditë të Qeverisë së re, kanë marrë një intensitet edhe më të madh”, tha Boçvarski.

Tregues për këtë, siç theksoi, është rritja e sektorit ndërtimor në tremujorin e tretë për 3,4 për qind pikë, si dhe fakti që në pothuajse të gjitha kompanitë ndërtimore nuk ka largime nga puna të punëtorëve.

Për vitin e ardhshëm paralajmëroi intensifikim të punëve ndërtimore për ndërtimin e rrugës së shpejtë Prilep-Gradsko, ndërsa informoi se kanë përfunduar edhe të gjitha projektet e vonuara për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Është paralajmëruar edhe një ofensivë e fuqishme ndërtimore në komunat ku do të rikonstruktohen rrugët lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat