Përmbaruesit ua morën ndihmën prej 6 mijë denarëve qytetarëve

Maqedonia

Përmbaruesit ua morën ndihmën prej 6 mijë denarëve qytetarëve

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Dhjetëra qytetarë presin radhë para bankës për të marrë 6000 denarë – nga pakoja e katër e masave të Qeverisë. Paratë, për dallim nga masa paraprake që mundej të përdoreshin vetëm për blerjen e produkteve vendore, kësaj here qytetarët paratë mund t’i marrin edhe kesh dhe t’i shpenzojnë pa afat dhe kufizime. Shumica e tyre nuk janë të informuar, nuk e dinë a u takon ndihma, andaj presin radhë që të shohin nëse u janë transferuar këto mjete në llogaritë e tyre.

Kam dy fëmijë që nuk punojnë, nuk e di nëse do të marrin, ende nuk dihet. Tani pres që tu tregoj se a ka apo jo.

Bashkëshortja ime ka të ardhura prej 10 mijë denarëve, por ende nuk i ka marrë. A do të marrë nuk e di.

Po, do t’i marr, andaj po pres. Nuk kam marrë herën e kaluar, kjo është hera e parë.

Do shohim tani, nuk e di, andaj kam ardhur.

Nga ana tjetër nga Shoqata “Njeriu mbi profitin” thonë se deri te ata kanë arritur dhjetëra ankesa nga qytetarët që nuk mund t’i marrin 6 mijë denarët për shkak se përmbaruesit ua kanë bllokuar llogarinë.

“180 mijë llogari të bllokuara të personave fizik, që është pjesa më e madhe e qytetarëve që u janë bllokuar llogaritë dhe nuk mund t’i marrin ato para. Ja do ju lexoj një ankesë që arriti para gjysmë ore – “Përshëndetje Ana, mjete nga masa e katër më takojnë mua dhe mjete më janë transferuar në një bankë, por nuk ka mënyrë për t’i marrë për shkak se më është bllokuar llogaria. Nuk e di ku të drejtohem. A ka zgjidhje? Dua të mbetem anonime”, shkruan Ana Gligorova, nga shoqata “Njeriu mbi profitin”

Kërkojnë nga Qeveria zgjidhje, përkatësisht përmbaruesit të vendosin moratorium për këto para që të mund t’i shfrytëzojnë qytetarët që nuk kanë fare të ardhura. Nga Qeveria thonë se kanë bërë gjithçka që qytetarët të mund t’i marrin paratë. Megjithatë nuk kanë përgjigje konkrete për këtë problem.

“Qeveria ka bërë gjithçka që të largojë të gjithë procedurat administrative që kjo ndihmë të arrijë deri te rrethi më i gjerë i qytetarëve. Për këtë që po pyetni, Qeveria nuk ka debatuar, nëse ka diçka në rend të ditës dhe si ide apo si vendim do ta ndajmë me opinionin”, tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.

Mbështetja financiare është destinuar për pothuajse 283,000 qytetarë nga kategoritë e rrezikuara. Nga 6 mijë denarë në llogaritë e tyre do të marrin qytetarë me të ardhura të ulëta, pensionistë me pension më të ulët se 15 mijë denarë, të rinj nga mosha 16 deri 29 vjeç, prindër të vetëm dhe fëmijë pa prindër, shfrytëzues të së drejtës për siguri sociale të të moshuarve, artistët dhe persona të tjerë të angazhuar në veprimtari kulturore./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat