Inspektoriati mbylli tetë objekte hotelierike, shkelën masat anti kovid

Maqedonia

Inspektoriati mbylli tetë objekte hotelierike, shkelën masat anti kovid

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Tetë objekte gastronomike janë mbyllur përkohësisht dhe ndaj tyre janë lëshuar gjoba për shkak të mosrespektimit të protokolleve për punë gjatë kohës së pandemisë me Kovid19. Tre prej tyre janë në Shkup, tre në Gostivar dhe dy objekte në Kumanovë, njoftoi sot kryetarja e Këshillit të Inspektoriateve, Magdalena Filipovska-Grashkoska në konferencën e sotme për media ku raportoi për kontrollet e kryera nga të gjitha inspektoriatet gjatë periudhës prej 14 deri më 20 dhjetor. Në këto kontrolle ajo tha se janë konstatuar mosrespektim i orarit të punës dhe kufizimit për ulje të mysafirëve deri në katër persona në një tavolinë.

Magdalena Filipovska-Grashkoska

“Disa ditë para festave të fundvitit, shërbimet e inspektoriatit kanë intensifikuar mbikqyrjet në terren dhe në bashkëpunim me MPB-në, gjatë javës së kaluar janë realizuar një numër i madh i kontrolleve të koordinuara. Kjo do të vazhdojë edhe gjatë periudhës në vilim me qëllim të kontribohet në festime të përgjegjshme të festave që pasojnë”.

Gjatë periudhës së njëjtë, inspektoriati për transport ka paraqitur tre denoncime për shkelje, për mosrespektim të protokolleve nga transportues të udhëtarëve. Inspektorët e punës nga ana tjetër kanë konstatuar shkelje të protokolleve për mbrojtje nga Kovid19 në tre raste. Ditë më parë si nga Ministria e Shëndetësisë ashtu edhe nga Këshilli i inspektoriatëve, paralajmëruan se me afrimin e festave do të intensifikohen edhe kontrollet në terren me qëllim parandalimin e shkeljeve që mund të ndikojnë në shpërndarjen e virusit korona. Gjithashtu inspektoriatet dhe MPB mbikqyrin edhe punën e objekteve hotelierike me qëllim parandalimin e organizimit të festave dhe ahengjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat