Regjistrohen 592 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 592 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 18:17
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjat 24 orëve të fundit janë bërë 2.206 testime dhe janë regjistruar 592 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 259 janë në Shkup, 31 Kumanovë, Dibra 7, Prilepi 30, Shtipi 8, Tetova 18, Struga 21, Veles 17, Manastir 24, Ohër 28, Kavadar 35, Gostivar 21, Gjevgjeli 8, Strumicë 12, Kriva Pallankë 9, Radovsih 6, Koçani 7, Probishtip , Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Pehçevë me nga 1 rast, Berovë 2, Vallandovë 3, Vinicë dhe Dellçevë 4, Kratovë 1, Sveti Nikole 5, Kërçovë 10, Resnjë 7 dhe Negotinë 12.

Sot ISHP po ashtu regjistroi 691 të shëruar dhe 21 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur 6 janë nga Shkupi, dy nga Kumanova, dy nga Tetova, tre nga Prilepi, një nga Shtipi Ohrri dhe Struga, dy nga Manastiri, nga një në Strumicë Berovë dhe Vallandovë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë me COVID-19 janë diagnostifikaur 80.407 pacientë ku prej tyre 57.434 janë shëruar dhe 2.375 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 20.598 raste aktive me coronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat