Konfiskohen mjete piroteknike në Kërçovë, arrestohet një person

Maqedonia

Konfiskohen mjete piroteknike në Kërçovë, arrestohet një person

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 09:14
Foto Ilustrim

Policia e Maqedonisë informon se ka konfiskuar sasi të madhe të mjeteve piroteknike në Kërçovë.

“Gjatë ditës së djeshme policia në Kërçovë gjatë një kontrolli të një personi juridik, drejtues i së cilës është 44 vjeçari E.E. nga Kërçova, ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të mjeteve piroteknike.

Pas kësaj me urdhër të Gjykatës Themelore-Kërçovë është kryer bastisje edhe në shtëpinë e personit në fjalë me çrrastë është gjetur një sasi më e madhe e mjeteve piroteknike”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se gjithsej janë konfiskuar 36576 mjete piroteknike ndërsa 44 vjeçari E.E. është arrestuar dhe ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat