Sot 26 viktima dhe 489 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sot 26 viktima dhe 489 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 21:05
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.892 teste, ndërsa janë regjistruar 489 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup-230, Kumanovë-28, Shtip-7, Prilep-21, Tetovë-18, Strugë-15, Veles-11, Manastir-13, Ohër-26, Kavadar-18, Gostivar-16, Gjevgjeli-14, Strumicë-18, Kriva Pallankë-6, Radovish-6, Krushev-4, Koçan-8, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Pehçev-4, Vallandov-5, Vinicë-3, Dellçev-1, Kratov-2, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-2, Resnjë-4, Negotin-3.

26 persona vdiqën, nëntë pacientë nga Shkupi (69, 58, 71, 60, 49, 74, 44, 66 dhe 89), dy nga Kumanova (60 dhe 46), një nga Shtipi (61), tre nga Prilepi (72, 88 dhe 63), një nga Struga (69), dy nga Velesi (61 dhe 72), dy nga Manastiri (52 dhe 75), një pacient nga Ohri (84), një nga Gostivari (54), një nga Strumica (71), një nga Berova (79), një nga Dellçeva (66) dhe një pacient nga Kërçova (51).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 80.896.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat