Regjistrohen 296 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 296 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve janë bërë 1.253 teste dhe janë regjistruar 296 raste të reja.

Prej rasteve të reja 90 janë në Shkup, 9 Dibër, Shtip 13, Prilep 23, Tetovë 14, Strugë 9, Manastir 9, Veles 16, Ohër 15, Kavadar 12, Gostivar 4, Gjevgjeli 7, Strumicë 17, Kriva Pallankë 4, Radovish 1, Koçani 3, Probishtip 1, Demir Hisar 2, Vallandovë 3, Vinicë 2, Dellçevë 1, Sveti Nikole 2, Kërçovë 2 dhe me nga 9 në Resnjë dhe Negotinë.

Sot ISHP regjistroi 511 pacientë të shëruar dhe 18 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur dy janë nga Shkupi, tre nga Shtipi, një nga Prilepi, një nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi, një nga Manastri, një nga Ohri, një nga Kavadari, dy nga Gostivari, një nga Strumica, një nga Kriva Pallanka dhe dy nga Kërçova.

Numri i të diagnostifikuarve që nga fillimi i pandemisë është 81.721, ku prej tyre 59.231 janë shëruar dhe 2.445 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 20.045 raste aktive me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat