“Turpi që kap vlerën e miliona eurove”- Zeqirja Ibrahimi thumbon qeverinë

Maqedonia

“Turpi që kap vlerën e miliona eurove”- Zeqirja Ibrahimi thumbon qeverinë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:24
Zeqirija Ibrahimi

“Turpi që kap vlerën e miliona eurove”

Zeqirija Ibrahimi, themelues dhe përfaqësues i lartë i subjektit politik, Alternativa, ka thumbuar përmes rrjeteve sociale qeverinë aktuale dhe ndodhitë e fundit politike. Sipas Ibrahimit, tregtia me drogë ka marrë hov të madh në vend dhe sipas tij, ka mbetur veç edhe nëpër tezgat e Bit Pazarit të shitet e njëjta 

Ai edhe në këtë komentim të fundit, nuk e ka lënë pa e përmendur edhe rastin e titullit “Doctor Honoris Causa”, që ditë më parë Universiteti i Tetovës ia dorëzoi Ali Ahmetit të BDl’së, duke e cilësuar si lavatriçe.

“Kur e sheh se cilat janë shumat milionëshe, që e shënojnë korrupsionin e qeverisë SDSM-DUI, si dhe drogën që sa nuk ka dalë në shitje në tezgat e Bit-Pazarit, bëhet e qartë fotografia se pse plaku flokëbardhë e ka pranuar turpin “Kryeministri shqiptar Zaev”.
Pranimi i këtij turpi e ka vlerën e miliona eurove.

Natyrisht, edhe “Doctor Honoris Causa” ndihmon si lavatriçe”, ka shkruar Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat