Maqedoni: Sot seancë për pyetje të deputetëve, pas 100 ditëve të para të qeverisë

Maqedonia

Maqedoni: Sot seancë për pyetje të deputetëve, pas 100 ditëve të para të qeverisë

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 09:09
Kuvendi i Maqedonisë

Parashtrimi i pyetjeve të deputetëve është në rendin e ditës të seancës së sotme të 27-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç u njoftua nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin e djeshëm me gazetarët, seanca do të mbahet sipas procedurës së zakonshme për pyetjet e deputetëve, ndërsa përparësi do të kenë deputetët nga opozita të OBRM-PDUKM-së, Aleancës për Shqiptarët dhe të “Levicës”.

Çdo pyetje e tretë në seancë, e cila do të fillojë në ora 11, do të jetë nga deputetët e shumica parlamentare, respektivisht nga LSDM dhe BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat