Liturgji për Krishtlindje pa Maska, pa Distancë, pa respektim të Protokolleve

Maqedonia

Liturgji për Krishtlindje pa Maska, pa Distancë, pa respektim të Protokolleve

Më: 7 janar 2021 Në ora: 13:05
foto nga vendi ngjarjes

Në manifestimin qendror për Krishtlindje në kishën “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, qytetarët, përkatësisht besimtarët ortodoks nuk kanë respektuar masat e institucioneve që të mbajnë maska mbrojtëse, distancë sociale por edhe të respektojnë ndalesën për grupim në ambient të mbyllur.

Ipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë së Veriut Stefani gjatë liturgjisë i është lutur Zotit që të shpëtojë njerëzimin sa më shpejtë nga kjo pandemi, por duke harruar se ai bashkë me pjesëtarët e tjerë të kishës sot kanë shkelur të gjitha protokollet për mbrojtje nga ky virus vdekjeprurës.

Ndryshe, besimtarët ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot festojnë Krishtlindjet.

Në të gjithë tempujt e Kishës Ortodokse në vend sot u mbajtën liturgji për Krishtlindje.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat