MPB: Për tre ditë janë gjobitur 1436 shoferë, 237 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

MPB: Për tre ditë janë gjobitur 1436 shoferë, 237 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 8 janar 2021 Në ora: 10:27
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në datat 05, 06 dhe 07 janar të vitit 2021, njësitë organizative për kontrollin dhe rregullimin e trafikut pranë MPB-së në territorin e të gjithë vendit kanë sanksionuar gjithsej 1436 shoferë të cilët nuk respektonin rregullat në trafik.

MPB shton se 237 sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpjetësisë së automjetit.

87 për drejtim të automjetit të paregjistruar, 192 sanksione për drejtim të automjetit pa patentë shoferi.

50 gjona janë vendosur për vozitje nën ndikimin e alkoolit, kurse 178 për parakalim të paligjshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat