Grupi takon Spasovskin dhe Bushin, bisedohet për shpërndarjen e nëpunësve administrativ

Maqedonia

Grupi takon Spasovskin dhe Bushin, bisedohet për shpërndarjen e nëpunësve administrativ

Më: 11 janar 2021 Në ora: 20:12
Foto nga takimi

Zv. kryeministri Artan Grubi sot realizoi takim me ministrinë e MPB-së Oliver Spasovskin dhe zv. ministrin e MPB-së Nazim Bushi, ku diskutuan për shpërndarjen e nëpunësve administrativ.

“Shpërndarja e nëpunësve administrativ të punësuar sipas programit K5 me qëllim përmirësimin e përfaqësimit të drejt dhe adekuat nëpër institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte vetëm një nga temat që sot kam diskutuar me Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe zv. ministrin Nazim Bushi.

Në frymën e bashkëpunimit të mirë, Spasovski dhe Bushi përshëndetën rregullimin e çështjes së nëpunësve administrativ të cilët deri më tani kanë qenë të pa sistemuar nëpër vende të punës.

Ata shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe për sukses të përbashkët”, shkruan Grubi në Facebook.

Grubi njofton se më herët ka takuar edhe Ministren e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska e cila gjithashtu u shpreh e gatshme të ndihmon dhe përkrah shpërndarjen e K5 administratorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat