Ulet numri i viktimave nga coronavirusi në Maqedoni, mjekët amë me protokoll për ilaçin Ivermectin

Maqedonia

Ulet numri i viktimave nga coronavirusi në Maqedoni, mjekët amë me protokoll për ilaçin Ivermectin

Më: 14 janar 2021 Në ora: 09:36
Foto Ilustrim

Ivermectin po bëhet i disponueshëm për qytetarët e Maqedonisë dhe tashmë është në dispozicion në barnatore, megjithëse nuk është në listën pozitive të barnave të mbuluara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Gjithashtu, kolegjiumi i ekspertëve të Klinikës Universitare për Pulmonologji dhe Alergologji dhe Covid – qendrat brenda bllokut të mjekësisë interne, përgatiti një mendim për përdorimin e Ivermectin në pacientët me Covid-19, ndërsa protokolli përmes Odës së Mjekëve tashmë u është dërguar mjekëve amë.

Oda e Mjekëve ka njoftuar se do të organizojë një leksion online për mjekët amë në të gjithë vendin për të shpjeguar më tej protokollet, si dhe një diskutim online me klinikët në lidhje me përdorimin e ilaçit.

Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik në periudhën prej 4 deri më 10 janar ka një rënie të numrit të vdekjeve për 20.4 përqind, përqindja e pozitivëve nga të testuarit ka rënë në 19 përqind, ndërsa numri i personave të shëruar u rrit me 14.8 përqind krahasuar me javën e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat