MPB me detaje shtesë rreth përleshjes me armë zjarri në rrethinën e Shkupit

Maqedonia

MPB me detaje shtesë rreth përleshjes me armë zjarri në rrethinën e Shkupit

Më: 14 janar 2021 Në ora: 16:32
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë informacione shtesë në lidhje me përleshjen me armë mes dy grupeve. MPB njofton se përleshja ka ndodhur rreth orës 13:04 minuta në fshatin Lubosh në afërsi të Batincës së Shkupit

Në lidhje me: Përleshje me armë zjarri në Batincë të Shkupit

“Në një objekt biznesi është prishur rendi dhe qetësia publike nga K.N. dhe K.H. si dhe N.R. dhe M.R., ku janë përdorur edhe armë zjarri. Të plagosur kanë mbetur K.N. dhe M.R., të cilët janë transferuar në spitalin e qytetit `Shën Naumi i Ohrit` për ndihmë mjekësore”, njoftojnë nga MPB.

Alsat më herët publikoi edhe fotografi nga vetura e dëmtuar që po qëndronte para spitalit të qytetit. Jozyrtarisht mendohet se motivi i përleshjes ka qenë mosmarrëveshja gjatë shit-blerjes së një makine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat