Maqedoni: Ligji për regjistrimin e popullsisë sot para deputetëve për votim

Maqedonia

Maqedoni: Ligji për regjistrimin e popullsisë sot para deputetëve për votim

Më: 21 janar 2021 Në ora: 08:42
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duhet ta mbajë vazhdimin e seancës së 29-të, në të cilët pritet të votohet propozim-ligji për regjistrimin e popullsisë, me procedurë të shkurtë.

Diskutimi për propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë, në Kuvend përfundoi më 15 janar. Atëherë u njoftua se ligji do të votohet në vazhdimin e kësaj seance.

Përveç partive në pushtet, mbështetje për ligjin ka paralajmëruar edhe opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternative, ndërsa kundër ka dalë opozita maqedonase OBRM-PDUKM, prej ku paralajmërojnë iniciativë për anulimin e ligjit, nëpërmjet nënshkrimeve të qytetarëve.

Kryeministri Zoran Zaev, dje njoftoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për zbatim të suksesshëm të regjistrimit.

Në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit është edhe propozim-ligji për marrje borxh nga Banka Ndërkombëtare për Ripërtëritje dhe Zhvillim, si dhe disa ligje tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat